Lulzim Basha: Pesë bandave kriminale në Kosovë u konvenon shkëmbimi i territoreve

0

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve, për të cilin ka thënë se kjo ide u konvenon pesë bandave kriminale që janë në jug dhe në veri të lumit Iber.

Lulzim Basha ka thënë se propozimi për shkëmbim territoresh, i legjitimon aventurat e pesë bandave kriminale që funksionojnë në Veri dhe në jug të lumit Iber.

“Propozimi për shkëmbimin e territoreve është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i pesë bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër”, tha ai.

Kryetari i PD’së tha se në qoftë se ka vullnet politik në Kosovë për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë alibia e fundit për mosfuksionim të territorit të Kosovës bie.

Këto deklarata ai i tha në Tiranë, në konferencën ballkanike të grave të organizuar nga LDGSH dhe Forumi i Gruas në PPE.

Share.

About Author

Leave A Reply