Autoritetet gjermane arrestojnë një shtetas rus si të dyshuar për vrasjen e gazetares bullgare

0

Një i dyshuar nga Rusia është arrestuar në Gjermani në lidhje me vrasjen e gazetares së njohur bullgare Viktoria Marinova. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet bullgare.

“I dyshuari është një 21-vjeçar”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov. Ai nuk ka specifikuar se në cilin vend të Gjermanisë është arrestuar.

Trupi i Marinovës u gjet të shtunën në një park në qytetin bullgar të Ruses, ku ajo kishte shkuar për vrapim dhe ishte përdhunuar, sipas ekspertizës.

Një person nga Rumania i arrestuar ditë më parë është lënë i lirë për shkak të mungesës së provave.

Marinova, 30 vjeçe, drejtonte një program në një kanal lokal televiziv kabllor.
Episodi i fundit paraqiste gazetarët investigativë nga Rumania dhe Bullgaria, të cilët po studionin mashtrimet me fondet e BE-së në Bullgari.

Share.

About Author

Leave A Reply