Nis fushata për liberalizmin e vizave

0

 

Kryeministri i Ramush Haradinaj mori pjesë në promovimin e fazës së re të fushatës për liberalizimin e vizave. Pjesëmarrëse ishte edhe Përfaqësuesja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kryeministri tha se sot janë mbledhur që të diskutojnë dhe sqarojnë qytetarëve të Kosovës se lëvizja e lirë “Schengen” është një e drejtë e privilegj që i ka edhe disa obligime, përgjegjësi, të cilat duhen ditur.

“Liberalizimi i vizave nuk është punë e lehtë, edhe kur jepet mund të sanksionohet pastaj”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe nëse dakordohet për liberalizim, ndonjë vend anëtar mund të propozojë edhe pezullim, prandaj, siç tha ai, kjo temë nuk duhet neglizhuar.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë sfidues dhe se në këtë rrugë Kosova ka pasur 95 kritere, duke punuar shumë për plotësimin e tyre.

“Kemi kaluar me sukses votimin në Komisionin LIBE, Parlamentin Evropian dhe tani jemi një hap më afër dhe sfida e fundit do të jetë votimi në Këshill por ne nuk do të ndalemi, reformat do të vazhdojnë me një intensitet të shtuar”, tha Ministrja Hoxha.

Ndërsa, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se sot së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe ministren Dhurata Hoxha është për të mbështetur fushatën ndërgjegjësuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke vlerësuar se fushata  është një mjet i rëndësishëm  për të komunikuar qartë me popullin e Kosovës rreth procesit, për të drejtat dhe detyrimet që dalin nga regjimi i vizave.

Share.

About Author

Leave A Reply