Projektligji për Automjete merr dritën jeshile edhe nga Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve

0

 

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka miratuar shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik.

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve, Duda Balje, ka kërkuar që të thirret në raportim ministrit i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për shkak se, sipas saj, nëpër konvikte nuk po respektohet udhëzimi administrativ, që i mundëson qëndrim në konvikte studentëve të komuniteteve.

“Studentët shqiptarë i kanë mbushur vendet tona dhe nuk e kanë respektuar 12 përqindëshin për komunitete në konvikte. Për këtë duhet të të raportojë ministri i Arsimit, për shkak se po vijojnë konkurset për pranimin e studentëve”, tha ajo.

Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit Igor Simiç, tha se kërkesa duhet të paraqitet si çështje urgjente.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura më: 18.09.2018;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;

Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-054 për Gjykatat, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;

Share.

About Author

Leave A Reply