Mergim Lushtaku thotë se i kanë të ndara rrugët politike me Nuredin Lushtakun

0

 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka folur rreth raporteve që ka me nënkryetarin aktual të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun, me të cilin ka edhe lidhje familjare.

Në një intervistë për Frontal të T7, deputeti Lushtaku ka thënë se me të e ka vetëm një përshëndetje të thjeshtë dhe se rrugët politike i kanë të ndara.

“Ne kemi raporte farefisonre. E kemi kushëri .Kemi një përshëndetje, por nuk e thërras në telefon. Rrugët tona politikisht janë ndarë”, ka deklaruar djali i Sami Lushtakut.

I pyetur nëse ka ende vend në PDK për Nuredin Lushtakun, Mërgimi thotë se çdo kush e ka vendin e vet në parti, megjithatë sipas tij Nuredin Lushtaku nuk mund të jetë në listën e tij.

Ai ka folur edhe për veprimtarinë e Sami Lushtakut gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Skënderjat, dhe ka përmendur edhe dëshirën e tij që të bëhej kryetar i Skenderajt edhe pas daljes nga burgu, vetëm për të realizuar disa nga projektet e mëdha që i kishte planifikuar./

Share.

About Author

Leave A Reply