Zeka: Pse LDK-ja dhe VV nuk shkuan në takim te Kadri Veseli?

0

Deputeti Milaim Zeka, ka reaguar lidhur me mungesën e dy subjekteve politike, LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, duke thënë se kjo mungesë në takim, nga ana e tyre, është veprim tallës.

Po ashtu, për gjendjen aktuale në vend, Zeka thotë se klasa politike nuk merret me problemet e popullit. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë probleme më thelbësore sesa dialogu me Serbinë. Në këto problem përfshihet papunësia, sigurimet shëndetësore, e ndër të tjera edhe krimi në organet e drejtësisë, shkruan Parrotlla.net.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Pse LDK-ja dhe VV nuk shkuan ne takim te Kadri Veseli?

Duke e ditur qe iniciativat e tilla jane 100 perqind talleje me qytetaret e Republikes, sepse te paret ata e kane filluar kete loje, LDK dhe VV, nuk e pane fare te udhes qe te shkojne ne takimin e thirrur nga kryetari i PDK se, Kadri Veseli.

Mjere ajo klase politike qe merret me perralla e pallavra, jo me hallet reale te ketije populli. Qytetari i Kosoves nuk eshte i brengosur as per dialogun me Serbine, as per ridizajnimin e kufijeve, as per perralla te tjera, po ai pyet: pse nuk po gjejme pune? Pse nuk munde te sherohemi brenda vendi tone? Pse nuk kemi sigurime shendetesore? Pse rroga e dikujte 170 euro, ndersa e dikujte tjeter 6500? Pse jane shkaterru pyjet e lumenjte? Pse kemi probleme me rryme e me uje? Pse femijet tane me shku ne shkolla me çanta 20 kg? Pse me nje dhome ne nje çerdhe 22 femi, e shumica s kane fare çerdhe? Pse rrogat jane mizereje? Pse eshte zhytyr kaq thelle ne krim pjesa dermuese e  te policise dhe prokuroreve?!
Qytetari pyet: Pse e keni shenderru Kosoven ne prone private?! Qytetari mendon: A thua po te ishte Kosova nje çerre me kater rrota, ne çfare humnere me te keqe kishit me hudhe?!!!

Share.

About Author

Leave A Reply