Presidenti i Austrisë ia bënë të qartë Vuçiqit se pa e zgjidhur problemin me Kosovën nuk ka anëtarësim në BE

0

 

Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Bellen, ka arritur për një vizitë zyrtare dy ditore në Serbi. Ai është pritur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

Në qendër të bisedimeve ndërmjet presidentit austriak dhe presidentit serb, do të jenë  marrëdhëniet ndërshtetërore, perspektiva evropiane e Serbisë si dhe dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media Vuçiq ka thënë se me presidentin austriak Van Der Bellen kanë qëndrime të ndryshme sa i përket çështjes së Kosovës.

Këto deklarime Vuçiq i ka bërë në një konferencë të përbashkët për media.

“Unë e informova atë se jemi gjithmonë të gatshëm për të biseduar, për ta pasur një dialog të hapur për çështjet kyçe, pro është e nevojshme që të arrihet një zgjidhje përmes një kompromisi, por një kompromis nuk duhet të jetë i tillë që serbët të mos marrin asgjë dhe pala tjetër të marrë gjithçka, ka shtuar Vuçiq para gazetarëve, raporton ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohe presidenti i Austrisë, Aleksander Van Der Bellen, ka thënë se Bashkimi Evropian gjithmonë mirëpret anëtarësime të reja, por sipas tij duhet pasur kujdes me Serbinë, bazuar në përvojën e keqe që BE ka pasur me Qipron.

“Është e qartë se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen para anëtarësimit në BE”, ka thënë Van Der Bellen pas takimit me Vuçiqin.

Ndër të tjera është folur edhe për synimet e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, gjë për të cilën Vuçiq ka thënë se do të hapte disa çështje të tjera mjaft serioze.

Presidenti austriak, Aleksander van der Bellen, para disa javësh kishte organizuar dhe një forum në Alpbach, ku ishin të ftuar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Aty ishte diskutuar për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ishte prezantuar publikisht edhe ideja për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve./GazetaExpress/

Share.

About Author

Leave A Reply